C’farë është një Trajner Personal Punësimi?

Më nevojitet një i tillë ?

 Një nga trendet e fundit të menaxhimit të karrierës është të kesh një trajner personal.  Në të vërtetë nuk është një koncept i ri. Drejtuesit dhe menaxherët e njohin prej vitesh vlerën e investimit në ekspertizën e karierës profesionale. Por ju përsëri mund të pyesni, “C’farë është një Trajner Punësimi ? ” dhe më e rëndësishmja, “A më nevojitet një i tillë për të gjetur punën e dëshiruar ?”
Mënyra më e mirë për të ilustruar vlerën e një Trajneri Punësimi është ti krahasosh ata me një trajner personal. C’do person mund të shkojë në një palestër dhe të stervitet, por po të keni një trajner personal në palestër i cili punon për ju, mund ti arrini objektivat fizike më shpejt dhe me më shumë rezultate.
 
Në mënyrë të njëjtë, një Trajner Punësimi përshpejton procesin e kërkimit për punë, i cili mund të rezultojë edhe me një pagë fillestare më të lartë. Një fushatë kërkimi për punë kërkon aftësi specifike, si rezymeja dhe letra e motivimit, rrjet njohjesh për bizneset dhe kompanitë në treg, intervistimi dhe negocimi. Shpesh vendet bosh të punës nuk i marrin më të kualifikuarit, por ata me aftësitë më të zgjuara të kërkimit për punë.  Një Trajner Punësimi efikas ofron këshilla profesionale, njohuri të brendëshme dhe trajnim mbi këto aftësi, duke i dhënë kështu një diapazaon shumë të gjerë klientëv të tij. 
 
Një Trajner Punësimi mund të ofrojë ndihmën dhe suportin që ju nevojitet për të arritur performancën maksimale. Kjo ndihmë mund të jetë:
 
  • Trajnim dhe këshillim të vazhdueshëm hap pas hapi për aftësitë e nevojshme për një punë të caktuar
  • Njohje të karakteristikave të supervizorëve dhe punonjësve
  • Njohje me pritshmëritë që kanë punëdhënsit për ju
  • Elementë të brendshëm dhe të jashtëm gjatë intervistave dhe fillimit të punës
  • Aftësi për të mbajtur sa më gjatë vendin e punës
  • Lehtësim të procesit të aftësimit professional për një punë të caktuar si stazhet afat-shkurtër dhe afat-gjatë, kurset,  plan bizneset, trajnimet etj. 
MANUAL PER VETEPUNESIMIN E TE RINJVE