Shikoni dhe bëhuni të dukshëm:
 
Qëllimi i një CV-je është ti tregojë të tjerëve historinë tuaj dhe të shpjegojë mundësitë tuaja në një formë të dobishme për ju dhe të kutpueshme për punëdhënsit.
CV-SHQIP.COM ju mundëson të kontrolloni edhe numrin e personave që shohin dhe kanë interes për profilin tuaj. Tani ju mund të:
  • Krijoni më shumë se një profil, secila me një qëllim unik, profesion të caktuar dhe informacion të sigurtë.
  • Shpërndani informacion në formë publike apo private.
  • Dërgoni ose publikoni URL e veçantë.
  • Dërgoni një lidhje (link) punëdhënësve, rekrutuesve dhe kolegëve.
  • Shprehni interesin tuaj në kompani të targetuara dhe anasjelltas.
  • Ndërveproni me kompani që kanë profilin e tyre në CV-SHQIP.com
  • Mendoni më shumë se thjesht kërkimi për punë.
  • CV-Shqip bën më tepër se thjesht ti komunkojë punëdhënsve atë që ju jeni apo bëni. Është gjithashtu një mjet i avancuar që përfshin anën profesionale dhe rrjetin social brenda tij.
Të krijosh një CV tek CV-Shqip.com ju ndihmon të prezantoni aftësitë tuaja në një format të avancuar që do tju bëjë të dalloheni nga të tjerët.
 
Por a e dini se mund të gjeni punëdhënsin tjetër me CV-SHQIP?
 
 Akoma nuk jeni antar i CV-SHQIP? Antarësohu sot për të qenë ndryshe nga të tjerët dhe ndani CV tuaj drejt për së drejti me punëdhënësit.
 
Shkoni përtej Formateve të CV-ve tradicionale :
Profili CV-Shqip është një CV dinamike që do tju bëjë të dukshëmtek punëdhënësit e ndryshëm që këkrojnë staf. Nëse po kërkoni për modelin më të mirë të CV-së në internet që tju ndihmojë të filloni një punë në tregun e vështirë të punës, ju duhet një profil në CV-Shqip.
Informacioni që nevojitet për plotësimin e profilit dhe CV-së në CV-Shqip.com:
 
Të dhëna personalesa më të sakta
  • Fotografia Personale (Përmasat e fotos mund të jenë si ato për document (pasaportë etj). Vendosja e një foto serioze në profilin tuajnuk është e detyrueshme porështëshumëe rekomandueshme për të rritur shanset për punësim pasi ndihmon në ndërveprimin fillestar dhe krijon që në fillim një concept ndryshe nga ana e punëdhënësit për profilin dhe personin tuaj në tërësi.
  • Emri / Mbiemri
  • Adresa e Emailit (të jetësa më serioze dhe aktive – shmangni adresa me emra të #uditshëm, emra jo realë, dhe adresat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë. Nëse nuk keni një të tillë hapeni në një nga domainet http://www.yahoo.com/, https://www.google.com/ etj. Këto adresa janë falas.)
  • Telefoni (Vendosni një numër telefoni Brenda Shqipërisë dhe aktiv)
  • Adresa e vendbanimit (Të jetë e arritshme, e qartë dhe e shpjeguar mirë)
  • Fotografi nga puna dhe eksperienca juaj profesionale (Këto foto mund të jenë të shkëputura nga momentet tuaja në punë apo nga punimet tuaja (në varësi të profesionit apo punës që bëni). Është shumë e rekomandueshme që ata antarë që mund të paraqesin eksperiencën e tyre në këtë profil të vendosin fotografi pasi krijon një mendim ndryshe nga ana e punëdhënësit ose klientit të shërbimit tuaj)
 Prezantimi
  • Profili (Bëni një përshkrim të detajuar të vetes duke nxjerrë në pah anët tuaja positive)
  • Përmbledhje e eksperiencës së kaluar profesionale (Përve# asaj qëështë shkruar në CV –në tuaj bëni një përmbledhje në pak rreshta të karierës tuaj akademike apo profesionale për tu vendosur në profilin tuaj. Shpeshherë shumë punëdhënës lexojnë vetëm këtë pjesë gjatë procesit të përzgjedhjes)
  • Objektivat e karierës (Shprehni qartë dhe shkurtimisht objektivat që keni personalisht për punën tuaj)
  • Listë e aftësive kryesore (Aftësitë kryesore janë shumë të rëndësishme për punëdhënësit. Listojini aftësitë positive që keni duke promovuar kështu sa më mirë veten tuaj)
  • Të dhëna të shkurtra mbi arritjet e personit (Listoni shkrutimisht arritjet tuaja deri në këtë moment)
  Historiku i Punës
  • Emrat e punëdhënësve dhe vendndodhjet e tyre
  • Datat e fillimit dhe mbarimit tëpunësimit
  • Titujt e pozicioneve në punët e mëparshme (nëse keni patur)
  • Përshkrimet e detyrave të punëve të kaluara
  • Arritjet positive gjatë punësimeve të mëparshme
Arsimi
  • Emri i shkollës që keni ndjekur (fillore, e mesme, e lartë, pasuniversitare etj).
  • Grada, diploma ose certifikatatë marra gjatë arsimimit tuaj
  • Lëndët kryesore të ndjekura gjatë arsimit që keni kryer
  • Aktivitete jashtëshkollore ku keni marrë pjesë ose tëdrejtuara nga ju(nëse keni marrë pjesë)
  • Zhvillime profesionale shtesë (Listoni trajnime, konferenca, praktika, seminare dhe eksperienca të ndryshme)
Të tjera
  • Lidhje profesionale (Listoni lidhje të ndryshme profesionale që mund të keni me subjekte, institucione apo persona të ndryshëm public gjatë eksperiencës tuaj profesionale)
  • Prezantime dhe publikime (Listoni publikime, shkrime, pjesëmarrje me punimet tuaja në aktivitete të ndryshme e #do gjë tjetër që lidhet me të kaluarën tuaj – nëse keni)
  • Aftësitë gjuhësore (Listoni gjuhët e huaja që flisni. Shqipja mund të konsiderohet gjithashtu për antarët e huaj që duan të punësohen në tregun Shqiptar)
  • Referenca dhe rekomandime(Listoni të gjithë rekomandimet dhe referencat e marra nga punëdhënsit tuaj të mëparshëm. Nëse nuk keni ju sugjerojmë të pajiseni më të tilla pasi punëdhënësit e ardhshëm do të duan të pyesin për ju dhe kjo ju rrit shanset për punësim)
  • Aftësi teknike / fizike(Listoni të gjitha aftësitë që këni në lidhje me zanatin / profesionin tuaj. Shpeshherë dicka që për ju mund të duket krejt normale përben një plus për punëdhënësin e rradhës e ju rrit shanset për punësim)
  • Aktivitete komunitare dhe pozicione udhëheqëse në punë
  • Interesa personale