Si funksionon CV-Shqip?

 

CV-ja juaj gjithmonë e më mire, ju promovon gjatë gjithë vitit
 
 CV-Shqip ka revolucionalizuar formën e prezantimit për punë në Shqipëri duke përmirësuar mënyrën e prezantimit dhe të shpërndarjes së të dhënave.
 
Ndërtoni dhe menaxhoni një profil të bazuar në internet.
  • Krijoni një url / lidhje personale me emrin tuaj (http://cv-shqip.com/cv/emri juaj/) që mund ta shpërndani shumë thjeshtë përmes emailit tek punëdhënwsit
  • Ndryshoni dhe rregulloni vetë profilin tuaj
  • Kombinoni audion, videon dhe një profil digital kariere – të gjitha në një faqe interneti.
  • Përfshini në këtë profil informacionin tuaj rreth biografisë dhe kontakteve tuaja, historikun e punës, arsimin, referenca, anëtarësime 
    në organizma të ndryshme dhe shumë të tjera.
  • Ndani në mënyrë të sigurtë informacionin profesional më klientët, partnerët, punëdhënësit dhe kolegët.
  • Rregjistrim i shpejtë – CV-SHQIP ju ndihmon në këtë proces
Shtoni një komponent të ri në CV-në tuaj.
Mendoni për CV-SHQIP si një faqe “shfaq dhe trego” profesionale për shekullin e 21-të.Kjo teknikë ju sjell ju, aftësitë tuaja dhe eksperiencën tuaj në një formë 3 dimensionale me imazhe, shëmbuj nga puna juaj dhe video.
 
CV-Shqip: Organizimi i procesit të intervistës.
Krijimi i një profili në CV-Shqip me informacion multidimensional minimizon hapat e kërkimit për punë dhe shërben si autorizim për intervistën e parë.
Gjatë aplikimit për punë dhe për intervistën duhen pasur parasysh dy probleme. Së pari, ju duhet të përgatisni një CV në mes të një numri shumë të madh CV-sh të tjera konkurente. Së dyti, ju duhet të shkëlqeni në intervistën e parë, dhe përveç CV-së ju kanë kërkuar të paraqisni edhe referenca, shembuj nga punët e mëparshme, evidenca të pagave të kaluara, dhe dokumenta të tjera. CV-Shqip i përmban të gjitha këto sa u përmendën kështu që ju mund të prezantoheni në të gjitha aspektet përpara se të hyni në intervistë.
 
Në ndryshim nga rrjetet e tjera sociale CV-Shqip i mundëson antarëve të saj kontroll mbi imazhin e tyre profesional paralel me formatin e përshtatur në internet të CV-së.Kjo i lejon antarët të kontrollojnë shpërndarjen e informacionit të tyre në profil duke u bërë në këtë mënyrë të ndryshëm bga të tjerët. Me CV-Shqip antarët mund të kenë mundësi për profile të ndryshme sipas aftësive, fushave dhe eksperiencave të tyre drejtuar kompanive të ndryshme apo të interesuarve të tjerë.
 ______________________________________________________________________________________________________
Me profilin tuaj në CV-Shqip, CV- ja juaj merr jetë në tre hapa të thjeshtë: krijimi, pasurimi me informacion dhe shpërndarja
 
  • Krijimi: Në fillim, krijoni një CV sipas formës që mund të shkarkoni nga faqja CV-Shqip.com dhe duke përshtatur CV-në tuaj ekzistuese. Këto CV do të dërgohen tek ne dhe më pas do të publikohen në pdf si pjesë e profilit tuaj në internet. 
  • Pasurimi me informacion: Më pas ju mund të pasuroni profilin tuaj me informacion, foto etj duke e bërë atë të përshtatshëm për intervistat e punës. Punëdhënësit e mundshëm do të kenë mundësi të shohin në profilin tuaj një panoramë të përgjithshme tuajën, kualifikimet dhe aftësitë dhe mënyrën se si prezantoni veten, si më e rëndësishmja. 
  • Shpërndarja: Më në fund profili juaj së bashku me CV-në do të bëhen publik në faqen tonë dhe do të shikohen nga të gjithë punëdhënsit e interesuar për karakteristikat tuaja.  Ndajeni profilin tuaj edhe me rrjetet tuaja sociale, ose me punëdhënës të ndryshëm. Në ndryshim nga shumë persona që dërgojnë thjesht një email me CV të bashkëngjitur gjatë aplikimit për punë, ju do të shpërndani një profil të plotë, të kompletuar dhe do të keni kontroll mbi numrin e atyre që klikojnë profilin tuaj.   
    ________________________________________________________________________________________________________________________________
    Specifikime për tu regjistruar në CV Shqip:
     
  • CV- ja juaj shkruhet nga ju dhe dërgohet tek ne e gatshme bashkë me informacion të tjera shtesë mbi eksperiencën tuaj profesionale, fotograf, projekte apo botime. Ne krijojmë profilin tuaj sipas formatit CV-Shqip.com dhe e reklamojmë atë tek rrjeti ynë i bizneseve. 
  • CV preferohet të jetë e shkruar në Word në formatin Europass, të cilin mund ta shkarkoni nga faqja jonë.
  • Rekomandohet të vendosni një foto tuajën në profil për të rritur shanset tuaja për punësim. Fotografia e profilit duhet të jetë e formatit profesional.
  • Të dhëna të tjera që nuk përfshihen në CV rreth eksperiencave tuaja, studimeve, projekteve, aktiviteteve, antarësimeve në grupe të caktuara sociale apo politike etj mund të vendosen në faqen kryesore të profilit tuaj.
  • Fotografi të ndryshme nga puna apo aktiviteti juaj mund të vendosen në profilin tuaj duke ju bërë më të dukshëm ndaj punëdhënësve të ndryshëm. Fotot të jenë në formatin JPEG.
  • Referenca të ndryshme që keni marrë nga punëdhënës të mëparshëm, persona publik etj mund të vendosen gjithashtu në profil. Këto referenca duhet të kenë informacion rreth personave që kanë lëshuar këto referenca (emra, adresa, numra telefoni).