Përse CV-Shqip?

Rreth 500 mijë njerëz kërkojnë punë çdo vit në Shqipëri dhe të gjithë duan të paraqesin veten sa më mire në një treg shumë të kufizuar e me mundësi të pakta. Me gjithë ndryshimet e shumta të teknologjisë gjatë këtyre dekadave CV -ja ka mbetur e pandryshuar për rreth 60 vjet. Megjithëse mënyra se si shkëmbejmë informacion, lexojmë dhe shpërndajmë CV-të ka pësuar ndryshime radikale, formati i dokumentit (CV-së) ka mbetur i palëvizshëm që nga koha e makinave të shkrimit dhe zarfave me pulla.
 
Si profesionistë të rekrutimit, teknologjisë dhe Internetit, ne dolëm në përfundimin se CV-ja tradicionale është e papërshtatëshme me kohën dhe se procesi i rekrutimit për punë shpeshherë është i pasuksesshëm dhe frustrues për profesionistët dhe kompanitë e ndryshme.
Tanimë ka ardhur koha për ti dhënë punëdhënësve mjetin e duhur për të zgjedhur kandidatët e dëshiruar përmes prezantimit të cilësive profesionale në një formë shumë konkuruese.
 
CV-Shqip: Më shumë se një CV.
Profesionistët dhe kompanitë e ndryshme kanë kohë që ndjejnë frustrimin e rekrutimit të pasuksesshëm dhe të menaxhimit. Duke qënë në dijeni të problematikës së përzgjedhjes së punonjësve dhe procesit të rekrutimit, CV-Shqip.com sjell profilin e punëkërkuesve. Kjo formë e re do të ndryshojë mënyrën se si interneti përdoret për rekrutim, në përfitim të profesionistëve, zanatçive dhe punëdhënësve gjithashtu.Sot nuk ekziston asgjë e ngjashme me CV-Shqip në Shqipëri.
  
CV – Shqip ju ndihmon të krijoni profilin tuaj profesional online për tiu ndihmuar të jeni të veçantë nga grupi i madh i punëkërkuesve.
Në tregun konkurent të sotëm ju nevojitet një mënyrë më e mirë për të prezantuar eksperiencën dhe kualifikimet tuaja si edhe për të bërë publike një CV që i paraqet ato tek të interesuarit.
_________________________________________________________________________________________________
ME NJE RREGJISTRIM NE CV SHQIP.COM JU MERRNI NJE PAKETE TE PLOTE QE PERFSHIN:
 
- Profil profesional online (të ndërtuar nga ne në përshtatje me kërkesat e tregut)
- Konsulencë profesionale për tju këshilluar për aplikimet në punë apo për identifikimin e klientëve për shërbimet tuaja. 
- Orientim për mundësi punësimi dhe për hapjen e një aktiviteti si i vetë-punësuar
________________________________________________________________________________________________ 
 
Thënë thjesht, MISIONI ynë është të riformësojmë CV-në, të revolucionarizojmë përdorimin e internetit për punësim dhe të forcojmë punëkërkuesit gjatë menaxhimit të karrierës së tyre.
 
CV-Shqip: Mënyra më e mirë për të qënë i dukshëm në tregun e punës dhe për të prezantuar kualifikimet dhe aftësitë profesionale tek punëdhënsit e mundshëm, klientët, partnerët dhe kolegët.
 

Abonohu per CV aplikimet e fundit ne CV-Shqip.com
 

Vendos Email-in: